Nafta, motori i fuqisë luftarake të Rusisë!

Evropë

Nafta, motori i fuqisë luftarake të Rusisë!

Nga: H.R. Më: 17 mars 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Në këtë javë, “forcat e lira ruse” të  Rusisë u kombinuan me sulme të përhapura me drone kundër objektivave në të gjithë Rusinë perëndimore, ndoshta gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë se perandori është pa rroba (lakuriq)!

Industria e naftës u përfaqësua në listën e objektivave për t’u sulmuar këtë javë.

Sulmet janë pjesë e një fushate mujore ndaj infrastrukturës ruse të naftës, (rafineri, magazina dhe tubacione)!

Janë disa arsye për këto sulme, por kryesorja prej tyre është zvogëlimi i fuqisë luftarake ruse.

Përkundër faktit se Rusia shpesh përmendet si një bazë ushtarake e ndërtuar rreth një stacioni karburanti, është e mundur që t'i shkaktohen probleme në këto burime që mbajnë gjallë fuqinë e tyre luftarake

Infrastruktura e naftës ruse është ndërtuar në kohë paqeje dhe në një realitet pa sanksione. Edhe pse ata janë një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të naftës, ende nuk është e pazakontë që ata të importojnë edhe disa produkte të tjera të naftës.

Me pushtimin e Ukrainës, Rusia ka pasur një rritje të ndjeshme të nevojës për karburant në ato zona, ndërsa në të njëjtën kohë kanë marrë sanksione që do të thotë se duhet të mbulojnë pjesën më të madhe të kësaj nevoje përmes prodhimit të tyre. Kombinimi i kërkesës së lartë në këtë fushë, sanksionet që parandalojnë importet dhe sulmet ndaj infrastrukturës e bëjnë të vështirë sigurimin e karburantit të mjaftueshëm të llojeve të ndryshme (gasit) në çdo kohë.

Kjo e bën tepër të rëndësishme për rusët që të kenë kapacitete të mjaftueshme të ruajtjes së naftës për të qenë në gjendje të lëvizin. Këto magazina janë sulmuar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë,sulmet kanë qenë veçanërisht të gjera në gadishullin Krimes, ku janë sulmuar rafineritë, objektet e magazinimit të naftës dhe infrastruktura e transportit.

Përveç ndikimit në furnizimin e makinerisë së luftës, motivimi i Ukrainës për të sulmuar infrastrukturën ruse të naftës është kryesisht ekonomik.

Lufta është një tendosje e madhe për ekonominë ruse dhe është plotësisht e varur nga eksportet e naftës.

Konvertimi në një ekonomi lufte çon në një nxitje të përkohshme, por me kalimin e kohës ekonomia ruse është kah e han  vetëveten! Pas dy viteve të luftës në shkallë të plotë dhe sanksioneve masive, rezervat ekonomike ruse janë gati të mbarojnë.

Një kolaps ekonomik ndodh me një fillim të ngadalshëm por më pas lëvizjet janë shumë shpejta.

Rusia ka përdorur shumicën e rezervave të saj ekonomike për të financuar luftën.

Gjatë javës së kaluar, Ukraina ka kryer një mori sulmesh masive, disa prej tyre arrijnë distancën deri në 900 kilometra nga Ukraina,në thellësi të Rusisë. Kjo tregon gamën e armës gjithnjë e më të avancuar ukrainase me drone, dhe kilometrat katrorë të Rusisë që janë të prekshme ndaj këtyre sulmeve.

Kjo zonë është në rritje, kurse rusët nuk do të jenë në gjendje të mbulojnë gjithçka me mbrojtje ajrore, nga kjo epërsi.

Ukraina ka ndryshuar strategjinë, ata kanë avancuar me drone të prodhuara rishtazi që mund të arrijnë objektivat brenda Rusisë me sulme tepër të sakta ndaj objektivave të ekonomisë ruse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat