Policia në Angli u thirr për një vjedhje të një rimorkioje – mbetën pa fjalë kur panë se kush ishte hajni

Evropë

Policia në Angli u thirr për një vjedhje të një rimorkioje – mbetën pa fjalë kur panë se kush ishte hajni

Më: 10 mars 2024 Në ora: 22:21
Ilustrim

Në një skenar që ngjan me një ëndërr, Policia e Britanisë së Madhe kapi së fundmi një shofer të pazakonshëm: një djalë 11-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është kapur duke vozitur një BMW, duke tërhequr rastësisht një rimorkio që thuhet se është vjedhur në një autostradë kryesore.

Ngjarja u shpalos të enjten, më 7 mars, duke nxitur dërgimin e policisë pasi mori një telefonatë në lidhje me vjedhjen e një rimorkioje nga një vend kampingu pranë qytetit Thirsk, në veri të York-ut.

Dhe u identifikua me shpejtësi se bëhet fjalë për një “hajn” që voziste një BMW X5 të zi.

Oficerët gjetën përfundimisht SUV-në, që përdorte targa false, të cilin e ndoqën.

Përfundimisht, policia ndaloi automjetin 45 minuta pas vjedhjes fillestare të rimorkios dhe u trondit nga ajo që gjeti brenda.

“As që mund ta mendonim se do të gjenim një nxënës shkolle në timon”, ka thënë një zëdhënës i policisë së North Yorkshire

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat