BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak se Dodik u prit në Podgoricë vetëm me flamur të RS-së

Evropë

BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak se Dodik u prit në Podgoricë vetëm me flamur të RS-së

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 07:11
Millorad Dodik

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) i dërgoi notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi me rastin e vizitës së djeshme të Presidentit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik në Podgoricë dhe takimit të tij me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, gjatë të cilit nuk u duk as flamuri e as stema e BeH, por vetëm flamuri i RS-së.

Ministria e Brendshme e BeH deklaroi se BeH respekton karakteristikat kombëtare të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht, dhe se pret që përfaqësuesit e BeH në Mal të Zi të kenë të njëjtin trajtim, njoftoi portali i Sarajevës Klix.

Është vënë në dukje edhe deklarata e Mandiqit se “RS dhe Federata krijuan BeH”, duke vlerësuar se lëvizje të tilla vetëm sa mund të dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Portali i Sarajevës deklaroi se kjo nuk është hera e parë që Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi injoron flamurin e BeH-së gjatë takimeve me zyrtarë të ardhur nga BeH, duke kujtuar se disa ditë më parë ai priti edhe Presidentin e Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, me flamujt e Malit të Zi dhe të RS-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat