Fermerët e zemëruar godasin me traktorë barrikadat e vendosura nga policia në Bruksel – nisen drejt selisë së BE-së

Evropë

Fermerët e zemëruar godasin me traktorë barrikadat e vendosura nga policia në Bruksel – nisen drejt selisë së BE-së

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:57
Fermerët në protestë

Ky është momenti kur fermerët e nervozuar që bllokuan Brukselin me 900 traktorë, përplasen në barrikadat mbrojtëse të vendosura nga policia para selisë së Bashkimit Evropian.

Fermerët e nervozuar u hodhën policëve shishe, vezë dhe lëngje të ndryshme edhe më pas u vënë zjarrin gomave, duke kërkuar që problemeve të tyre në fushën që ata operojnë t’ju vijë fundi në Bruksel dhe në bllokun e BE-së.

Madje disa prej tyre përplasen me traktorët gjigant barrikadat mbrojtëse që ishin vendosur nga policia, duke i detyruar autoritetet e sigurisë të vrapojnë që të shpëtojnë dhe të mos shtypen.

E zjarrin që fermerët e ndezën, detyruan policinë t’ju kundërpërgjigjen me topa uji dhe me çdo kusht mbronin selinë e BE-së, ku ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të bllokut u takuan sot për të diskutuar këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që në javët e fundit, traktorët bllokojnë zonën që çon drejt selisë së Bashkimit Evropian, nga të cilët po kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat