Greqia mirëpret turistë turk/ Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë 7 ditore

Evropë

Greqia mirëpret turistë turk/ Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë 7 ditore

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Turistët turk të cilët duan të vizitojnë ishujt grek mund të përfitojnë tashmë nga një vizë 7 ditore e cila, ndryshe nga më parë, u dorëzohet në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Lajmi është pritur shumë mirë edhe nga banorët grekë, të cilët shpresojnë për një fluks më të shtuar turistësh.

Për herë të parë Greqia do të japi leje qëndrimi të shpejtë për turistët nga Turqia.

Viza 7 ditore do të jepet brenda ditës së kërkesës dhe do të aplikohet për të vizituar 10 ishuj pranë bregut turk.

Historikisht Ahina dhe Ankaraja kanë pasur marrëdhënie diplomatike të vështira.

Më parë turistët turk të cilët donin të udhëtonin drejt ishujve turistik si Rodosit, Kosit apo Kalymnos do të duhet të ndiqnin një procedurë të gjatë aplikimi, nëpërmjet konsullatës greke në Izmir.

Sipas autoriteteve greke janë me mijëra personat që kanë shfaqur interes.

Lajmi është pritur mirë edhe nga shumë banorë grek të cilët, shprehen se fluksi i turistëve turk do të sjelli më shumë të ardhura.

Madje sipas tyre, masa lehtësuese për vizat d të sjelli një fluks të ri turizmi i cili do të zëvendësoj boshllëkun e krijuar nga vizitorët izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat