David Cameron i Britanisë viziton Ishujt Falkland mes mosmarrëveshjeve për sovranitetin

Evropë

David Cameron i Britanisë viziton Ishujt Falkland mes mosmarrëveshjeve për sovranitetin

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:08
David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron do të vizitojë Ishujt Falkland këtë javë për të treguar se ata janë një “pjesë e vlerësuar e familjes britanike”, tha të dielën qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kryediplomati britanik po e bën udhëtimin mes thirrjeve të rinovuara nga Argjentina për negociata mbi arkipelagun e kontestuar të Atlantikut të Jugut.

Zyra e Cameronit tha se ai  do të takohet me zyrtarë të qeverisë së Falklands, do të bëjë nderimet e tij për të vdekurit e luftës dhe do të vizitojë disa nga 3500 banorët e ishujve dhe 1 milion pinguinë.

Ai është ministri i parë i kabinetit britanik që nga viti 2016 që viziton Falklandet, mbi të cilat Britania dhe Argjentina zhvilluan një luftë të shkurtër në 1982, raporton Associated Press.

Presidenti i ri i Argjentinës i zgjedhur së fundmi, Javier Milei, ka bërë thirrje që ishujt – të njohur si Islas Malvinas në Argjentinë – t’i dorëzohen Buenos Airesit. Argjentina ka pretenduar prej kohësh sovranitetin mbi ishujt, të cilët shtrihen rreth 480 kilometra nga Amerika e Jugut dhe 13 mijë kilometra nga Britania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat