Shembet një minierë ari në Turqi – publikohen pamjet kur rrëshqet dheu, zhduken nëntë minatorë

Evropë

Shembet një minierë ari në Turqi – publikohen pamjet kur rrëshqet dheu, zhduken nëntë minatorë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Shembet një minierë ari në Turqi

Nëntë minatorë u zhdukën pas rrëshqitjes së dheut në minierën “Anagold Mining në Turqinë lindore.

Kështu ka njoftuar ministria turke e Energjisë, ndërsa përpjekjet e kërkim/shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Miniera në provincën Erzincan operohet nga Lidya Madencilik dhe është në pronësi të Calik Holding me bazë në Turqi dhe SSR Mining (SSRM.TO) në Toronto.

Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya deklaroi se janë angazhuar 400 punonjës të kërkim-shpëtimit për gjetur minatorët e zhdukur, raporton reuters.

Në një deklaratë, kompania pohoi se “aktualisht, gjëja më e rëndësishme në këtë proces të vështirë është shëndeti dhe siguria e punonjësve si dhe kontraktorëve tanë”.

Ndryshe, qeveria turke tashmë ka nisur një hetim për incidentin dhe së shpejti do të dal me detajet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat