Polonia nënshkroi “Shengenin ushtarak” së bashku me Gjermaninë dhe Holandën – çfarë do të thotë kjo?

Evropë

Polonia nënshkroi “Shengenin ushtarak” së bashku me Gjermaninë dhe Holandën – çfarë do të thotë kjo?

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Polonia i është bashkuar të ashtuquajturës marrëveshje “Shengeni ushtarak”, një iniciativë evropiane që synon të përmirësojë lëvizshmërinë e trupave midis shteteve pjesëmarrëse.

Marrëveshja, e nënshkruar gjithashtu nga Gjermania dhe Holanda, është njëkohësisht një gjest solidariteti me Ukrainën dhe një hap konkret drejt një sigurie më të mirë evropiane, shkruan Euronews.

Dhe përmes saj pritet të garantohet një korridor i shpejtë ndihme për Ukrainën dhe duke lehtësuar mobilizimin e ardhshëm në krahun lindor të NATO-s.

Sipas ministrit polak të mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, konflikti në Ukrainë ka nënvizuar rëndësinë e mobilizimit të shpejtë të trupave.

Ndërsa Daphne Bergsma, ambasadorja holandeze në Poloni, theksoi se lëvizshmëria ushtarake është thelbësore në adresimin e sfidave gjeopolitike në rritje.

Polonia, e cila është një fqinje me Rusinë dhe Bjellorusinë, mbetet thellësisht e angazhuar me sfidat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme, me qeverinë e fokusuar veçanërisht në kërcënimin nga Rusia.

Dhe për Poloninë, iniciativat si “Shengeni ushtarak” janë thelbësore jo vetëm për sigurinë, por edhe për forcimin e pozicionit të saj brenda BE-së – kjo pasi një qeveri populiste, euroskeptike e krahut të djathtë më në fund humbi pushtetin në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat