Njëri është kancelar, tjetri senator - cili është gjermani dhe cili amerikani?

Evropë

Njëri është kancelar, tjetri senator - cili është gjermani dhe cili amerikani?

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 10:16
Chris Coons dhe Olaf Scholz

Senatori amerikan, Chris Coons dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz u takuan sot në Uashington, duke pozuar sipas fotografisë – për kënaqësinë e të dyve.

Senatori amerikan dhe kancelari gjerman duket se kanë shumë të përbashkëta, tipari kryesor është pamja e tyre fizike pothuajse identike.

“Wer ist wer”, bëri shaka Coons, duke pyetur “Kush është kush?” në gjuhën gjermane.

“Është e mrekullueshme të shoh përsëri njerin që më përngjan”, shkroi kancelari Scholz në platformën X.

Të dytë jo vetëm që janë në moshë të shtyrë – 60 dhe 65 vjeç – ose të njëjtën gjatësi – afër 175 cm – por ndajnë edhe një dashuri për politikën dhe një ndjenjë urgjence për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, shkruan bbc.

Gjegjësisht, Scholz arriti në Uashington DC të premten për një takim të planifikuar me presidentin amerikan, Joe Biden për të inkurajuar mbështetjen për ukrainasit dhe për të theksuar rrezikun e dështimit për të dërguar më shumë ndihma.

Të enjten, ai u takua me senatorin dhe ligjvënës të tjerë për t’u dërguar atyre të njëjtin mesazh.

Vizita e Scholzit vjen ndërsa ligjvënësit “përplasen” për të ndarë më shumë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin në mes të kundërshtimeve të forta nga republikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat