​Fermerët francezë vazhdojnë të bllokojnë rrugët drejt Parisit

Evropë

​Fermerët francezë vazhdojnë të bllokojnë rrugët drejt Parisit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Fermerët francezë vazhdojnë të bllokojnë rrugët kryesore që të çojnë në Paris, duke luftuar për kërkesat e tyre.

Siç raporton BBC, kryeministri Gabriel Attal vizitoi fermerët në jugperëndim të vendit në një përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e tyre.

Fermerët që pretendojnë se po luftojnë për mbijetesë thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Ata po kërkojnë t'i jepet fund rritjes së burokracisë, ulje të çmimeve të naftës për ta dhe subvencione më të larta për t'i ndihmuar ata të përballen me konkurrencën e importeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat