Analizë e Fondacionit “Karnegi”: Serbisë iu ka kthyer ora prapa si në kohën e Millosheviçit

Evropë

Analizë e Fondacionit “Karnegi”: Serbisë iu ka kthyer ora prapa si në kohën e Millosheviçit

Nga: F.B Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

“Realizimi i zgjedhjeve të fundit në Serbi dëshmon për rënie të madhe demokratike në këtë vend, BE nuk mund të mbetet neutrale para provokimeve edhe tendencave autoritare të Vuçiç”, shkruan ndër tjera në analizën e Fondacionit "Karnegi" të nënshkruar nga Dimitar Beçev.

Në tekstin “Kthimi i autoritarizmit serb” ai shkruan se tek një pjesë e serbëve “ora” u kthye praro sikur në kohën e sundimit të Millosheviçit.

Nëse duhet besuar titujve në portale edhe kanale të ndryshme televizive, lufta u kthye në hapësirën e ish Jugosllavisë. Serbia edhe më tutje po zhvillon luftë me shqiptarët e Kosovës, me boshnjakët dhe kohë pas kohe me kroatët dhe me vendet tjera”, sqaron autori i tekstit Beçev.

Si shembull të dytë për kthimin si në kohën e sundimit të Millosheviçit, autori përmend argumentin që përdorej edhe atëherë se Beogradi zyrtar beson se perëndimi “perfid” po i ndihmon “kolonës së pestë” në Beograd.

“Presidenti i Serbisë Vuçiç pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit ka deklaruar se një shtet i rëndësishëm perëndimor ishte përzier në mënyrë brutale në zgjedhje (duke mos përmend emër, por duke menduar në Gjermaninë)", qëndron në tekstin e analizës.

Autori përkujton se Brnabiç ka falënderuar shërbimet informative që i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë se çfarë po përgatitet në protestat në Beograd.

“Për opozitën, thyerja e protestave të 24 dhjetorit dhe përdorimi i forcës definitiv përkujton kohën e Millosheviçit”, thuhet në tekst, ndërsa vëmendje e posaçme iu ka kushtuar zgjedhësve fantom dhe atyre qe u importuan nga BeH përkatësisht Srpska.

Karnegi Evropa përkujton se faktori Kosovë luan rol me rëndësi.

"Në rastet e mëhershme BE me gjasë do vepronte neutral, Vuçiç është sfidë për BE edhe si partner. Edhe pse Serbia është Republikë parlamentare, presidenti shumë gjatë është në krye të vendit, për këtë shkak pak kush në Bruksel bënë kumar për shkak bisedimeve të lodhëta me Kosovën”, sqarohet në analizën e Karnegi Evrope.

“Vuçiç mund të vendos që të përsëriten zgjedhjet n[ Beograd dhe kësaj radhe të luaj rolin e të ndershmit, por kjo nuk garanton depërtim të Serbisë kundër dhunës. Zgjedhjet në Republikë janë pak të mundshme, por nëse vjen tek ato, SNS prap mund të triumfoj. Partia ka 800 mijë anëtarë në gjithë vendin, që numëron më pak se 7 milionë banorë. Kjo është makineri klienteliste që mundëson qasje në punë të ndryshme."

Kjo analizë përkujton se “Fridom Hause” e kishte klasifikuar Serbinë në vitin 2019 si regjim hibrid.

“Lajm i mirë është se Serbia ka shumë demokratë që BE-në e shohin aleate, lajmi i keq është se ata nuk kanë përparësi. Më së shumti që mund shpresojnë është fitorja në Beograd, gjë që e pat arrit opozita në kohën e Millosheviçit në nëntor 1996”, përfundon analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat