Nisin ankesat e mercenarëve nga Serbia që luftojnë krah Rusisë: Na pritën sikur të ishim të droguar dhe alkoolistë

Evropë

Nisin ankesat e mercenarëve nga Serbia që luftojnë krah Rusisë: Na pritën sikur të ishim të droguar dhe alkoolistë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Një grup vullnetarësh nga Serbia që janë pjesë e Regjimentit 119 të Ushtrisë Ruse i bënë thirrje presidentit Vladimir Putin që t’i transferojë në një pjesë tjetër të fushës së betejës, në një njësi tjetër – për shkak të qëndrimit shumë të keq ndaj tyre.

“Na pritën sikur të ishim të droguar dhe alkoolistë”, ka thënë ndër të tjera një nga vullnetarët në gjuhën serbe në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Klipi, i cili po përhapet në rrjetet sociale, tregon një grup ushtarësh, fytyrat e të cilëve janë kryesisht të maskuar.

Së pari, një nga vullnetarët flet në rusisht dhe rendit kushtet shumë të këqija, si dhe qëndrimin që kanë autoritetet ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat