​Rriten të ardhurat familjare e fuqia blerëse në Itali

Evropë

​Rriten të ardhurat familjare e fuqia blerëse në Itali

Më: 5 janar 2024 Në ora: 20:27
Ilustrim

Të ardhurat e disponueshme, fuqia blerëse dhe kursimet e familjeve italiane u rritën në tremujorin e tretë të vitit 2023, njoftoi sot ISTAT.

Të ardhurat bruto të disponueshme të familjeve dhe konsumi final i shpenzimeve të familjeve konsumatore u rritën me nga 1.8 për qind dhe 1.2 për qind gjatë tremujorit të dytë 2023.

Fuqia blerëse e familjeve konsumatore në terma realë u rrit 1.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm kundrejt një rritje prej 0.5 për qind në çmime.

Norma e kursimit të familjeve konsumatore shënoi 6.9 për qind, 0.6 pikë përqindjeje më e lartë se në tremujorin e dytë 2023. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat