Serbia në kaos/ Protestuesit shpërthejnë dyert e Bashkisë së Beogradit, përplasen më policinë!

Evropë

Serbia në kaos/ Protestuesit shpërthejnë dyert e Bashkisë së Beogradit, përplasen më policinë!

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Pamje nga protesta

Dita e shtatë e protestës së opozitës serbe në Beorgad është përshkallëzuar. Protestuesit e mbledhur nga krerët e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës” kanë tentuar të futen brenda godinës së Bashkisë së Beogradit, të cilën ata pretendojnë se e fituan në zgjedhjet e një jave më parë.

Pas thirrjeve të bëra nga Mirosalv Aleksiç, një nga liderët e koalicionit opozitar, se sot është koha për veprime konkrete dhe jo për fjalë, situata ka dalë jashtë kontrollit. Ai i ftoi të pranishmit që të mblidhen rreth bashkisë në mënyrë që deputetët të hyjnë në godinë dhe të flasin nga ballkoni.

Kaq ka mjaftuar që protestuesit t’iu vërsulen dyerve të bashkisë së Beogradit në tentativë për t’i hapur ato me dhunë. Disa protestues në pamundësi për të hapur dyert kanë thyer dritaret e bashkisë me gurë dhe sende të forta. Ndërkohë që policia e ndodhur brenda godinës së bashkisë ka tentuar t’i shpërndaj ata me gaz lotsjellës.

Më pas opozitari tjetër, Srđan Milivojeviç në tentative për tu futur brenda bashkisë, ju bëri thirrje policëve të ndodhur brenda që të bëhen me popullin dhe t’i lejojnë ata të futen brenda.

"Dilni jashtë, asgjë nuk do të ndodhë me ju", thërriste Milivojević nga jashtë policët brenda bashkisë.

Policia është përgjigjur me gazë lotsjellës ndërsa protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe tymuese brenda bashkisë nëpërmjet xhamave të thyer.

Deputeti i Frontit të Gjelbër-Majtës, Radomir Lazovi, në përpjekje për të qetësuar situatën u bëri thirrje pjesëtarëve të policisë që të qëndrojnë larg hyrjes së Bashkisë dhe të lejojnë drejtuesit e opozitës t'u drejtohen qytetarëve të mbledhur, për të qetësuar situatën.

“Askush nuk do dhunë, ne luftojmë kundër dhunës. Këta e ushtrojnë dhunën, jo qytetarët. Ne mbrojmë institucionet dhe këta njerëz janë banditë”, u tha ai gazetarëve para bashkisë së Begradit, raporton Danas. 

Ndërsa i pyetur për të njoftimin se presidenti serb Aleksandar Vuçiç mund të flasë së shpejti, lidhur për kërkesat e opozitës dhe protestuesve, Lazoviç tha se askush nuk është më i interesuar për këtë.

“Ai është gënjeshtar, manipulues, hajdut dhe hajdut. Askujt nuk i intereson më. Njeri, i humbe zgjedhjet në Beograd, ik nga këtu”, tha Lazoviç, teksa i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë që të mos heshtë përballë fakteve që sipas tij tregojnë qartë vjedhjen e zgjedhjeve. 

Ndërkohë që pas episodeve të dhunës ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se asnjë nga këto taktika nuk do të funksionojë për opozitën. Ai shtoi se kishte paralajmëruar me kohë se episode të tilla dhune do të ndodhnin nga opozita, të cilën e akuzoi si të dhunshme.

“Po mundohemi që me një reagim të lehtë të mos lëndojmë asnjë nga pjesëmarrësit e rastësishëm. Janë mbledhur 2490 veta dhe në këtë moment para Kuvendit të qytetit janë gjithsej 1195 veta. Disa kanë treguar fytyrën e tyre, se dhuna është forma e tyre e vetme e luftës. Me ditë e kemi vënë në dukje, e kemi paralajmëruar faktorin e huaj për këtë, falë atyre shërbimeve të huaja që e kanë bërë të qartë se çfarë po përgatitet”, tha Aleksandër Vuçiç në një deklaratë drejtuar publik në lidhje me protestën e opozitës.

Ende nuk dihet se si do të zhvillohen ngjarjet në Serbi, pasi studentët kanë kërcënuar me radikalizimin e protestës, duke paralajmëruar bllokimin e qarkullimit në Beograd, duke nisur nga dita e nesërme në orën 12:00. Ata i kanë dhënë kohë qeverisë deri në 18:00 të ditës së nesërme për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërt kanë kërcënuar se bllokimi i kryeqytetit do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat