​Sllovaki, një burrë arrestohet për kërcënimin se do të kopjojë sulmin në Pragë

Evropë

​Sllovaki, një burrë arrestohet për kërcënimin se do të kopjojë sulmin në Pragë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
​Sllovaki

Policia në Sllovaki ka arrestuar një burrë që kishte kërcënuar se do të kryente një masakër të ngjashme me të shtënat masive të së enjtes në Pragë.

Ata thonë se një 64-vjeçar u mbajt në qytetin verior të Zilina pasi ai thirri shërbimet e urgjencës duke pretenduar se kishte ndërmend të bënte "atë që ndodhi në Pragë".

Ai tani përballet me ndjekje penale për përhapjen e alarmit të përgjithshëm, i cili parashikon një dënim maksimal prej dy vitesh burg.

Të enjten një student hapi zjarr në një universitet të Pragës, duke vrarë 14 persona.

Policia çeke ka bërë gjithashtu një numër arrestimesh që nga të shtënat.

Policia sllovake thotë se personi i ndaluar atje thirri shërbimet e urgjencës të njëjtën mbrëmje për të thënë se donte të merrte një armë për të kryer një masakër të ngjashme.

Policia publikoi video ku shiheshin zyrtarët policor të armatosur me automatik duke thyer derën e banesës së tij pak më pas dhe duke e arrestuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat