Tragjedia në Pragë/ Në universitet u gjend sasi e konsiderueshme armësh

Evropë

Tragjedia në Pragë/ Në universitet u gjend sasi e konsiderueshme armësh

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Tragjedia në Pragë

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke Vit Rakusan dhe policia kanë folur në një konferencë shtypi, ku thanë se autoritetet kanë arritur të bëjnë lidhjen mes autorit të vrasjeve të djeshme me dy vrasje të tjera gjatë javës së fundit.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për dy persona të vrarë javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës, ndërsa zbuluan se besojnë se autori i zgjodhi viktimat e tij rastësisht.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se 14 persona u qëlluan për vdekje në Pragë dje dhe 25 u plagosën, ku 10 prej tyre janë të plagosur rëndë.

Rakusan zbuloi po ashtu se një numër i madh armësh janë gjetur në ndërtesën e universitetit, ndërsa shtoi se bilanci i djeshëm mund të kishte qenë disa herë më i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat