Sindikata Ushtarake e Serbisë: Për shkak të rrogave minimale, ushtarët në Serbi detyrohen të bëjnë punë shtesë

Evropë

Sindikata Ushtarake e Serbisë: Për shkak të rrogave minimale, ushtarët në Serbi detyrohen të bëjnë punë shtesë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:34
Ushtria serbe

Sindikata Ushtarake e Serbisë njoftoi sot se në muajt e fundit punonjësit e ushtrisë i janë drejtuar me ankesa dhe kërkesa për ndihmë juridike për shkak të formave më të rënda të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në radhë të parë për shkak të shkeljes së të drejtës për punë, ndërhyrje në jetën private dhe grumbullimi i paautorizuar i të dhënave personale.

Për shkak të gjendjes shumë të keqe financiare të pjesëtarëve profesionistë të ushtrisë, meqenëse rreth 70 për qind kanë paga më të ulëta se mesatarja në Serbi, pa të drejtë për ushqim gjatë punës dhe kompensim transporti në terma realë, disa prej tyre detyrohen të punojnë punë shtesë, pretendon Sindikata Ushtarake.

Në reagim thuhet se eprorët shqetësohen nga fakti që disa pjesëtarë profesionistë të ushtrisë bëjnë punë shtesë në kohën e tyre të lirë, pra anëtarë që punojnë për një punëdhënës tjetër ose në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë miratimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm apo të ministrit të Mbrojtjes, i nënshtrohen procedimeve dhe dënimeve disiplinore.

Ligji për Forcat e Armatosura të Serbisë, nga pikëpamja e sindikatës, përmban dispozita antikushtetuese, të marra nga ligjet ushtarake të vendeve të mëparshme, të cilat i ka tejkaluar koha dhe të cilat i detyrojnë pjesëtarët profesionistë të ushtrisë të kenë miratimin e eprorit kompetent për punë shtesë, si dhe nëse nuk kanë miratim, të kryejnë veprimtari apo punë shtesë, përbëjnë shkelje të disiplinës ushtarake, njofton Sindikata Ushtarake.

Prandaj Sindikata njoftoi se për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në ushtri do të iniciojë vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa dispozitave të Ligjit për Forcat e Armatosura të Serbisë dhe do të fillojë procedura të tjera para Mbrojtësit të qytetarëve dhe institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë ngritjen e padive dhe kallëzimeve penale ndaj personave përgjegjës, pasi raste të tilla nuk do të përsëriten më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat