​Një tërmet 5.2 shkallë Rihter ka goditur Evian, ndihet edhe në Athinë

Evropë

​Një tërmet 5.2 shkallë Rihter ka goditur Evian, ndihet edhe në Athinë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:44
Foto nga takimi

Inspektimet për dëmet pas një tërmeti 5.2 ballë në Evia po zhvillohen të premten. Deri më tani, dëmi duket të jetë i kufizuar në një rrëshqitje të vogël dheu në rrugën rurale nga Pili në drejtim të Vllahisë në Evia qendrore, ndërkohë që nuk janë gjetur dëme gjatë inspektimeve të fshatrave midis Mantoudi dhe Metochi.

Guvernatori i Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve ANA-MPA, tha se ka disa xhama të thyer dhe sende që kanë rënë nga raftet e dyqaneve, ndërsa nuk ka raportime për dëme në infrastrukturë. U dërguan makineri për të pastruar rrugën midis Pilit dhe Vllahisë dhe inspektimet e infrastrukturës po vazhdonin. Ai tha gjithashtu se sizmologët nuk kanë qenë të shqetësuar lidhur me pasgoditjet.

Me urdhër të kryetarit të komunës Mantoudi, Limni dhe Agia Anna, Giorgos Tsapurniotis, shkollat në këtë komunë do të qëndrojnë të mbyllura të premten dhe prindërit janë njoftuar të marrin fëmijët e vegjël nga shkollat, ndërsa fëmijët më të mëdhenj do të kthehen në shtëpi me autobus.

“Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo shembje ndërtesash”, tha Tsapurniotis.

Një tërmet mesatar me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 8:26 të së premtes.

Epiqendra e tërmetit ishte 6 km në lindje të Prokopit në ishullin Evia dhe 85 km në veri të Athinës dhe u ndje në Atikë, Vioti, Korinth dhe madje edhe Argolidë. / ANA-MPA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat