Gjermani, 5 persona kanë vdekur nga shembja e skeleve ndërtimore

Evropë

Gjermani, 5 persona kanë vdekur nga shembja e skeleve ndërtimore

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona humbën jetën pasi skela u shemb në një kantier të madh ndërtimi në Hamburg. Njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën skelat e shembur.

Të paktën pesë punëtorë të kantierit kanë vdekur pasi një skelë u shemb në Hamburg në Gjermaninë veriore, raportoi gazeta gjermane Bild dhe agjencia e lajmeve AFP, transmeton RTKlive.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës nëntë të mëngjesit, kur skela është shembur nga një lartësi prej disa katesh në boshtin e ashensorit. Tetë persona kanë mbetur të bllokuar nën skela dhe disa prej tyre janë ende të zhdukur.

“Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rënien e skelës”, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.

Shërbimi i shpëtimit aktualisht po përpiqet të shpëtojë punëtorët e ndërtimit të bllokuar nën skela, por e përshkruan operacionin si "të vështirë". Aty janë rreth 70 punonjës të shpëtimit.

Një bllok i madh  “Überseequartier” po ndërtohet në Hafencity të Hamburgut, ku do të ketë dyqane, restorante, zyra dhe hotele, si dhe një terminal të madh anijesh lundrimi.

Sipas Bild-it, i gjithë kantieri është evakuuar për shkak të aksidentit, që ka prekur rreth 700 punëtorë ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat