Benzema akuzohet për lidhje me terroristë nga ministri francez

Evropë

Benzema akuzohet për lidhje me terroristë nga ministri francez

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:48
Karim Benzema

Gjatë karrierë së tij, Karim Benzema ka qenë i përfshirë në disa probleme, ku shumica prej tyre kanë qenë jashtë fushave.

Tani, Benzema po përballet me akuza tejet serioze, të bëra nga një anëtarë i qeverisë franceze.

Gjatë një interviste me “CNews”, Gerald Darmanin, i cili është ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Francës, e ka akuzuar Benzeman që ka lidhje me një grup që e ka emrin si “Vëllazëria Myslimane”, që njihen si një grup terroristë nga shumë shtete sipas Darmanin.

“Zotëri Karim Benzema ka lidhje famëkeqe, sikur e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha Darmanin.

Benzema ende nuk i është përgjigjur kësaj akuze. Kjo nuk është hera e parë që Benzema ka qenë cak i akuzave këtë javë, pasi që u quajt “bir k*rve” nga ish-portieri i La Ligas, Dudu Aouate, pasi që francezi ofroi përkrahjen e tij drejt Palestinezëve në luftën me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat