Përmbytjet katastrofike në Greqi, shkon në 10 numri i viktimave

Evropë

Përmbytjet katastrofike në Greqi, shkon në 10 numri i viktimave

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën 10 personave deri më tani.

Katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë të pandërprera në pjesë të ndryshme të zonave të prekura.

Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.

Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit. Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat