Misteret e Moskës, Putin “zhduk” 45 oligarkë që nga fillimi i luftës

Evropë

Misteret e Moskës, Putin “zhduk” 45 oligarkë që nga fillimi i luftës

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 00:16
Vladimir Putin

Për shumë prej perëndimorëve dhe jo vetëm, vdekja e Yevgeny Prigozhin dhe dy zëvëndës udhëheqësit e tij, ishte fundi i parashikuar i një historie. Prigozhin mesa duket gabimisht besoi se Vladimir Putin do të falte tradhtinë.

Prigozhin dhe dy nënkryetarët e tij iu bashkuan një liste të gjatë prej 45 oligarkësh që kanë vdekur në aksidente misterioze ose në rrethana të çuditshme e të pashpjegueshme që nga dita kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Analistët thonë se Prigozhin e gjeti veten në një udhëkryq, pasi mësoi se emri i tij ishte në mesin e elitës ruse të propozuar për zëvëndësim dhe zgjodhi që të lunate letrën e tij të fundit, duke i treguar forcën e tij presidentit rus.

Rezultati ishte ajo që shumë e imagjinonin, një aksident misterioz avioni pranë Moskës . Ajo që askush nuk mund të parashikonte qartë ishte mënyra se si Prigozhin në mënyrë misterioze, natyrisht do të humbiste jetën. Pasi te “Sindroma Ruse e Vdekjes së Papritur” , rrethanat e vdekjes ndryshojnë nga vendime të pashpjegueshme të papritura për të vrarë veten, deri te rrëzimet nga ndërtesat e larta, malet apo shkallët, nga rrëzimet e avionëve, deri te të çuditshmet , sëmundje të papritura.

Vladimir Putin po vazhdon me shpejtësi një operacion “pastrimi” ndaj kujtdo që e kundërshton.

E vërteta është se qeveria ruse nuk ka ndalur kurrë së vrarëi armiqtë e saj. Putini është i qartë në besimin e tij se tradhtarët meritojnë vdekjen. Dhe vdekjet e papritura, misterioze nuk janë të rralla.

Në vitet ’90, pas rënies së BRSS, shumë nga ata që merren me biznes dhe fituan pushtet u gjetën të vdekur në rrethana misterioze.

Në mënyrë të ngjashme, që nga pushtimi i Ukrainës në 2022, vdekjet misterioze të oligarkëve dhe “zhdukjet” e anëtarëve të elitës, ushtarake dhe shkencore të vendit janë rritur në Rusi.

42 oligarkë humbën jetën në mënyrë misterioze nga fillimi i vitit 2022 deri më 16 gusht të këtij viti. 26  vdiqën në 2022 dhe 16 këtë vit nga e ashtuquajtura “Sindroma e Vdekjes së Papritur Ruse”. Ndërkohë, përveç vdekjes së Ëagnerit Prigozhin,  Utkin, Chekalov, anëtarët e elitës ushtarake ruse po “zhduken”, vendosen në arrest shtëpiak ose “pensionist”. Analisti Triantafyllides thotë se një shembull tipik është ai i Surovygin, i cili u vu në arrest shtëpiak kur u lirua nga komanda e shërbimeve ajrore dhe hapësinore të Rusisë për shkak të qëndrimit të tij “të butë” ndaj rebelimit të Prigozhin.

“Misteriozë”, kështu karakterizohen vdekjet e oligarkëve dhe në përgjithësi drejtuesve të elitës ruse. Më 30 janar 2022, drejtori i krahut të transportit të Gazprom, Leonid Shulman u gjet i vdekur me një shënim vetëvrasjeje në banjën e një shtëpie në Leningrad. Një tjetër drejtues i Gazprom, Alexander Tulakov, u gjet i vdekur në të njëjtën mënyrë disa ditë më vonë.

Biznesmeni Michael Watford u gjet i vdekur në garazhin e tij në Angli, për shkaqe të panjohura. Edhe  CEO dhe pronari i Mestorm, Vasily Melnikovi u gjet i vdekur, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Rusi. E mistershme mbeti dhe vdekja e Vladislav Anayev, ish-zëvendëspresidentit të  Gazprombank. Ai  u gjet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me trupat  e pajetë të  gruas dhe vajzës së tyre 13-vjeçare.

Sergey Protosenia  gjithashtu humbi jetën  në shtëpinë e tij në Spanjë, ndërsa gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekura në shtretërit e tyre me plagë me sëpatë dhe thikë.

Gjatë këtij viti “historitë e mistershme” të vdekjeve i hapi ish-presidenti i qeverisë së Dagestanit, Magomed Abdulaev, i cili u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën, ndërsa ish-drejtori i Roscosmos, Dmitry Pavoktska u dogj i gjallë kur e zuri gjumi me një cigare të ndezur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat