Gjenden regjistruesit e aeroplanit të rrëzuar ku besohet se ishte Prigozhin – viktimave do t’iu bëhet analiza e ADN-së

Evropë

Gjenden regjistruesit e aeroplanit të rrëzuar ku besohet se ishte Prigozhin – viktimave do t’iu bëhet analiza e ADN-së

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:47
Zona ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Hetuesit rusë thonë se kanë gjetur dhjetë trupa dhe regjistruesit e fluturimit të aeroplanit të rrëzuar, ku besohet se pasagjerë ishte shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Për viktimat po bëhet edhe analiza e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tyre, raporton cnn.

“Komiteti Hetimor Rus vazhdon të hetojë rastin e rrëzimit të aeroplanit në rajonin e Tverit”, njoftoi komiteti, raporton cnn.

Regjistruesit e fluturimit dhe materialet e tjera janë duke u përpunuar ndërsa do t’iu bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

“Gjatë hetimeve janë gjetur regjistruesit e fluturimit. Vazhdon ekzaminimi i detajuar i vendit të ngjarjes.

Për momentin po sekuestrohen sendet dhe dokumentacioni që lidhet me të gjitha rrethanat e rrëzimit të aeroplanit dhe po dorëzohen për ekspertizë mjeko-ligjore”, shkruan më tutje.

Komisioni deklaroi se të gjithë skenarët e mundshëm për shkakun e incidentit janë duke u shqyrtuar tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat