Italia e Jugut do bëhet më e pasur se Gjermania e Franca, pretendon partia e Melonit

Evropë

Italia e Jugut do bëhet më e pasur se Gjermania e Franca, pretendon partia e Melonit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:05
Georgia Meloni

Tweet-i që pretendonte “faktin historik” u fshi menjëherë pasi u postua në internet.

Partia politike e kryeministres italiane Georgia Meloni ka pretenduar se Italia e Jugut do të bëhet më e pasur se dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian, shkruan Euronews.

“Vëllezërit e Italisë” postuan të hënën në Twitter se PBB-ja e Italisë jugore – e cila mat vlerën totale të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda një ekonomie – “do të kalojë atë të Francës dhe Gjermanisë”.

Partia e Melonit citoi të dhëna nga CGIA e Mestre (Shoqata e Artizanëve dhe Bizneseve të Vogla) të Italisë, pa dhënë asnjë provë të mëtejshme.

Ky “fakt historik” do t’i “heshtte bufat e zakonshme”, thuhet me tej nw postim, duke iu referuar njerëzve që skeptikë.

Tweet-i u fshi nga Twitter, tashmë i quajtur X, të hënën pasdite disa orë pasi u postua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat