Një person kapet duke ndezur qëllimisht zjarre në Itali

Evropë

Një person kapet duke ndezur qëllimisht zjarre në Itali

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e një zjarrvënësi në rajonin e Kalabrisë.

Një zjarr i madh u përhap pranë Crotone-s gjersa iu ka afruar shumë shtëpive, raporton skynews.

Presidenti rajonal, Roberto Occhiuto, u zotua se do të ndërmarrë veprime, duke shtuar se vitin e kaluar janë arrestuar 22 zjarrvënës pas vëzhgimit me dron.

“Ne kapëm një piroman teksa po i vinte flakën një prej pyjeve të bukura të Kalabrisë”, tha ai.

“Këtë vit kemi shtuar numrin e dronëve, sepse mënyra më e mirë për të luftuar zjarret është të luftojmë marrëzinë e atyre që shkatërrojnë mjedisin”, shtoi Occhiuto.

Ministria e Transportit dhe roja bregdetare kanë dërguar staf shtesë për të luftuar zjarrvënësit, përfshirë operatorët e dronëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat