Francë, përhapet zjarr përreth aeroportit të Nicës

Evropë

Francë, përhapet zjarr përreth aeroportit të Nicës

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Dhjetra zjarrfikës po luftojnë për të shuar një zjarr në pyll që shpërtheu jashtë komuniteteve Can-ci-Mer dhe Villeneuve-Loubet në Francën jugore, pranë aeroportit ndërkombëtar të Nices, me ndihmën e avionëve zjarrfikës.

Zjarri është përhapur në një zonë të pabanuar pranë një autostrade, tha një zyrtar lokal për Reuters, duke shtuar se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë urdhri evakuimi në këtë moment.

Për shkak të kësaj situate është ndërprerë qarkullimi i makinave në autostradë dhe në itineraret e trenave, tha policia përmes platformës X (ish-Twitter). Zyrtarët në Aeroportin e Nice nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment.

Kushtet ekstreme të motit gjatë gjithë korrikut kanë shkaktuar kaos në planet, ku temperaturat thyen të gjitha rekordet e mëparshme në Kinë, SHBA dhe Evropën Jugore. Për pasojë kanë shpërthyer zjarre në pyje, ka mungesë uji dhe janë shtuar shtrimet në spital për shkak të vapës.

Disa zjarre shpërthyen në jug të Francës këtë pasdite dhe autoritetet lokale bllokuan hyrjen në parqe dhe tregje për të minimizuar rrezikun për banorët, sipas gazetës lokale Nice Matin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat