Mbytet skafi me flamur grek, shpëtohen 8 personat në bord

Evropë

Mbytet skafi me flamur grek, shpëtohen 8 personat në bord

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një skaf me flamur grek u mbyt në rrethana të paqarta në zonën detare mes Pireut dhe Aeginës me 8 persona në bord.

Mediat vendase shkruajnë se kanë qenë rojet bregdetare që e kanë parë mjetin që të fundosej dhe menjëherë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.

Bashkë me rojet janë nisur drejt skafit edhe tre anije të tjera në kordinim me EKSED.

Ndër të tjera thuhet se 8 pasagjerët janë marrë nga roja bregdetare dhe po transportohen në Marina Zeas, ndërsa nga informacionet e para bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat