Tensione në Athinë, momenti kur anarkistët sulmojnë makinën e policisë, polici qëllon me armë në ajër për t'i zmbrapsur

Evropë

Tensione në Athinë, momenti kur anarkistët sulmojnë makinën e policisë, polici qëllon me armë në ajër për t'i zmbrapsur

Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:32
Trazira në Athinë

Trazira në Athinë. Një video po bën xhiron e internetit ku shihet momenti kur personat me kapuç sulmojnë një makinë policie.

Siç shihet edhe në video persona me kapuç dhe maskë anti-Covid kanë dalë nga Universiteti Ekonomik dhe pasi u kanë vënë flakën kazanëve të plehrave kanë shkaktuar incidente.

Më tej, shohim momentin kur personat me kapuç sulmojnë me gurë një patrullë të EL.AS, por edhe mometin kur polici qëllon me armë zjarri në ajër për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.

A policeman shot four rounds in the air after being attacked in the center of Athens when his car was attacked with stones.#Athens #Greece pic.twitter.com/8rhNF1q5DB

Mediat greke raportojnë se kur shpërthyen incidentet, një makinë patrulle që ndodhej në Patision është bllokuar nga anarkistët të cilët e kanë sulmuar me gurë.

Në atë moment, dy nga tre oficerët e policisë në bord arritën të arratiseshin përpara se të sulmoheshin nga anarkistët, ndërsa i treti përdori armën e shërbimit dhe qëlloi në ajër për ti frikësuar që të arratisej, gjë që bëri.

Siç njoftoi Policia, në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës është duke u ngritur një dosje penale përkatëse ndaj policit që qëlloi në ajër me armën e shërbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat