The New York Times: Përplasja e dy trenave i ka kthyer në tragjedi pushimet për të rinjtë grekë

Evropë

The New York Times: Përplasja e dy trenave i ka kthyer në tragjedi pushimet për të rinjtë grekë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Zemërimi në të gjithë Greqinë për aksidentin tragjik të trenave, i cili mori jetën e 57 personave vazhdon të rritet, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

The New York Times publikoi një seri intervistash me disa nga miqtë e viktimave të aksidentit dhe përvojat e tyre të tmerrshme:

Kur Yannis Antonoglou, 23 vjeç, pa të dashurën e mikut të tij duke lexuar në kafenenë e trenit të tij, mendoi se ishte një rastësi qesharake. Ata ishin takuar disa ditë më parë në festën e një shoku në Athinë.Të dy po ktheheshin në Selanik dhe ai mendoi se mund të ndanin një taksi ose të takoheshin për kafe atje.

Por kafeteria ishte në pjesën e përparme të trenit që u përplas kokë më kokë me një tren mallrash të martën vonë, në aksidentin hekurudhor më vdekjeprurës në historinë e Greqisë.

Antonoglou mësoi rreth një ditë më vonë se shpëtimtarët mund të mos gjenin as trupin e të dashurës së mikut të tij.

“Unë mund të kisha qëndruar në kafene,” tha Antonoglou, një student në një intervistë. “Dhe të karbonizohesha me 30 njerëz të tjerë.”

Pas vitesh anulimesh të detyruara nga pandemia, Athina zhvilloi karnavalet fundjavën e kaluar dhe shumë grekë përfituan nga fundjava e gjatë për të udhëtuar ose festuar.

Intervistat me të mbijetuarit dhe me familjet dhe miqtë e viktimave zbuluan numrin tragjik të aksidentit, shumica prej të cilëve ishin student dhe punëtorë të rinj që ktheheshin nga pushimet, raporton abcnews.al.

Deri të enjten, numri i të vdekurve ishte rritur në 57, pasi ekipet e kërkimit vazhdonin të nxirrnin trupa nga vagonët. Disa duhej të identifikoheshin falë ADN-së, sepse përplasja ishte aq e fortë, sa një pjesë e trupave ishin të paidentifikuesëhm.

Dhjetra të mbijetuar janë ende në spital. Në të gjithë Greqinë, zemërimi u shtua edhe më shumë për sigurinë hekurudhore të vendit. Të mërkurën, protestuesit u pëplasën me policinë në Athinë jashtë selisë së Hellenic Train, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në Larisa, pranë vendit të përplasjes, dhe në Selanik, destinacioni i trenit të pasagjerëve. Federata Panhelenike e Punonjësve të Hekurudhave shpalli një grevë 24-orëshe, ndaj të enjten në Greqi nuk qarkullonte asnjë tren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat