U arrestuan në Rumani, Gjykata zgjat paraburgimin për Andrew Tate dhe vëllain e tij

Evropë

U arrestuan në Rumani, Gjykata zgjat paraburgimin për Andrew Tate dhe vëllain e tij

Më: 21 janar 2023 Në ora: 08:32
Andrew Tate

Pak kohë më parë influencuesi kontrovers dhe mizogjeni Andrew Tate u arrestua në Rumani së bashku me vëllain e tij, Tristanin, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krimit të organizuar.

"Të dyshuarit duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto", thanë prokurorët.

Dyshja do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi një gjykatë rumune ka zgjatur dënimin e tyre, raporton BBC.

Tate dhe vëllai i tij Tristian kanë mohuar akuzat kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat