Patriarku i Moskës thirrje besimtarëve rusë të angazhohen në ushtri: Nëse vdisni, do të jeni me Zotin

Evropë

Patriarku i Moskës thirrje besimtarëve rusë të angazhohen në ushtri: Nëse vdisni, do të jeni me Zotin

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:42
Patriarku i Rusisë, Kirill

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, i ka bërë thirrje burrave të Federatës ruse t’i bashkohen ushtrisë pas thirrjeve për për mobilizim nga Presidenti Vladimir Putin.

Patriarku i ka ftuar besimtarëve që të mos kenë frikë nga vdekja.

Kjo u raportua në një postim në Twitter nga media e pavarur bjelloruse Nexta.

“Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani parasysh se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë, lavdinë dhe jetën e përjetshme të tij”, shprehet Patriarku i Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat