​Zia mbretërore, ja detajet

Evropë

​Zia mbretërore, ja detajet

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 10:43
Mbretëresha Elizabetë

Një periudhë zie për familjen mbretërore do të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të mbretëreshës, thotë Buckingham Palace.

Data e funeralit të mbretëreshës nuk është konfirmuar ende.

Në një deklaratë, Pallati Buckingham thotë se: "Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës", raporton BBC.

Zia mbretërore duhet të respektohet nga "anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat