Zelensky alarmon se Rusia po përpiqet të mbulojë mijëra vrasje civile në Mariupol

Evropë

Zelensky alarmon se Rusia po përpiqet të mbulojë mijëra vrasje civile në Mariupol

Nga: A.ZH Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:56
Dje u shfaqën imazhe të një varri masiv të dukshëm jashtë Mariupolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se po shfaqen prova se trupat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol.

Ai tha se Ukraina ka përgjuar bisedat ruse se "si po fshehin gjurmët e krimeve të tyre", raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka vlerësuar se të paktën 20,000 civilë janë vrarë në qytetin port jugor dhe dje u shfaqën imazhe të një varri masiv të dukshëm jashtë Mariupolit.

Zelensky tha se forcat ruse krijuan "kampe filtrimi" pranë qytetit për ata që përpiqeshin të largoheshin.

Ata që i mbijetojnë kampeve po dërgohen në Rusi ose në zonat nën pushtimin rus, pohoi ai.

Zyrtarët ukrainas akuzuan më parë trupat ruse për grumbullimin dhe djegien e trupave në Mariupol./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat