1000 civilë të fshehur në strehimore nën fabrikën e çelikut në Mariupol

Evropë

1000 civilë të fshehur në strehimore nën fabrikën e çelikut në Mariupol

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 21:10
Fabrika Azov Steel në Mariupol

Rreth 1,000 njerëz raportohet se fshihen në strehimore nëntokësore nën fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar juglindor të Mariupolit, sipas këshillit të qytetit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai tha në Telegram se shumica e civilëve janë "gratë me fëmijë dhe pleq", por shtoi se Rusia po hedh bomba të rënda mbi fabrikën e mbajtur nga Ukraina.

Betejat në rrugë janë zhvilluar në Mariupol gjatë javës së kaluar ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit.

Për momentin fabrika është shndërruar në njërin prej vendeve më të sigurta nga sulmet ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat