Qindra përdhunime, tortura e vrasje nga ushtarët e Putinit, Zelensky bën të ditur këtë gjë

Evropë

Qindra përdhunime, tortura e vrasje nga ushtarët e Putinit, Zelensky bën të ditur këtë gjë

Nga: A.M Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:07
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i rrethuar nga ushtarakë ukrainas/Reuters

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin lituanez më tha se ka "mijëra e mijëra viktima" dhe "qindra raste të torturave brutale" që po zbulohen në zonat e rifituara nga Ukraina.

"Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume," tha ai, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës Kiev do të vazhdojnë të "hetojnë krimet e luftës" të kryera nga ushtria ruse, u tha Zelensky deputetëve lituanez.

Gjithashtu, Zelensky ka thënë se janë raportuar "qindra përdhunime".

Ai është i sigurt se Rusia do t'i mohojë akuzat, por krimet do të jenë "në ndërgjegjen e propagandistëve rusë".

Prokurorët ukrainas kanë thënë sot se gjashtë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një bodrum të një ndërtese në Kiev.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte dhe ka fajësuar Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat