Avokatja e popullit: Deri në 300 trupa mund të jenë në varrin masiv të Bucha

Evropë

Avokatja e popullit: Deri në 300 trupa mund të jenë në varrin masiv të Bucha

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:45
Një pamje e Buçës me kishën e Shën Andreas në qendër dhe vendin e një varri masiv pikërisht mbi të. Fotografia: AP

Avokatja e popullit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka thënë se midis 150 dhe 300 trupa mund të jenë në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

Denisova tha në një postim në internet:

"Aktualisht trupat e të vdekurve po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme".

Ajo nuk tha se si autoritetet kishin arritur në vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat