Zelensky i adresohet parlamentit norvegjez - kërkon më shumë armë dhe mbylljen e portit

Evropë

Zelensky i adresohet parlamentit norvegjez - kërkon më shumë armë dhe mbylljen e portit

Nga: V.N Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:27
Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë në një fjalim në parlamentin norvegjez të mërkurën, raporton CNN, përcjell Bota sot.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank. “Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.

Zelensky tha se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri. “Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e "të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani" në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat