Eksodi prej më shumë se 2 milionë njerëz në Poloni

Evropë

Eksodi prej më shumë se 2 milionë njerëz në Poloni

Nga: H.O. Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni - 2,114,000 që nga fillimi i luftës - tha Roja Kufitare Polake të hënën.

Megjithatë, numrat që kalojnë po bien.

Vetëm të dielën, 33,800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Tëitter, 16% më pak nga e shtuna.

Deri në orën 06:00 të së hënës, 5,700 kishin kaluar, që është 17% më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.

Hulumtimi i migracionit të Universitetit të Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 milionë njerëz kanë mbetur.

Më shumë se një çerek milion njerëz (264,000) janë kthyer në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat