Çfarë duhet të dini rreth luftës në Ukrainë?

Evropë

Çfarë duhet të dini rreth luftës në Ukrainë?

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:35
Pamje nga Ukraina

Ukraina ka thënë se mbi 30 raketa ruse kanë goditur një bazë për stërvitje ushtarake afër Polonisë – vend anëtar i NATO-s

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se të paktën 35 persona janë vrarë dhe 134 janë plagosur pas sulmit në bazën në Javoriv

Kjo bazë ushtarake përdoret për t’u stërvitur me instruktorë të NATO-s

Aeroporti afër qytetit perëndimor Ivano-Frankvisk është goditur po ashtu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 1,300 trupa ukrainase kanë vdekur prej shpërthimit të luftës

Banorët e Mariupolit është thënë se janë duke jetuar në temperatura të ulëta, pa rrymë dhe me pak ushqim, teksa trupat ruse avancojnë në qytet

Ukraina po ashtu pretendon se trupat ruse kanë qëlluar një konvoj me gra dhe fëmijë, të cilët kanë qenë duke u larguar nga Kievi. Zyrtarë ukrainas kanë thënë se shtatë persona kanë vdekur, mirëpo Moska nuk ka komentuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat