Kriminale, tanku rus hedh makinën në erë, vdesin burrë e grua

Evropë

Kriminale, tanku rus hedh makinën në erë, vdesin burrë e grua

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:36
Pamje nga video

Rusët janë duke vrarë edhe civilë tashmë në Ukrainë duke mos bërë dallim me ushtarakët apo objekteve që përdoren për qëllime ushtarake.

Mediat kanë publikuar momentin, kur një tank rus godet me predha një makinë civile duke vrarë në vend një çift të moshuarish.

Për arsye ende të paqarta, tanku vjen në drejtim të makinës së civilëve dhe hap zjarr pa paralajmërim duke e hedhur automjetin në erë. Të moshuarit nuk patën asnjë shans.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti aty pranë duke nxjerrë në pah edhe njëherë brutalitetin e luftës në Ukrainë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat