I humbi të gjithë, 54-vjeçarit ukrainas ia vrasin edhe vajzën 12-vjeçare

Evropë

I humbi të gjithë, 54-vjeçarit ukrainas ia vrasin edhe vajzën 12-vjeçare

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:56
Igorit i kanë vdekur edhe gruaja, vjehrra, dy dhëndërit dhe shoqja e gruas së tij

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e 11-të, një ekip i CNN në Markhalivka, në jugperëndim të Kyivit, foli me një viktimë të kësaj lufte.

Igor, i cili është 54 vjeç, tha se vajza e tij 12-vjeçare me aftësi të kufizuara, e cila përdorte një karrige me rrota u vra në një sulm që e goditi fshatin e tyre.

Igorit i kanë vdekur edhe gruaja, vjehrra, dy dhëndërit dhe shoqja e gruas së tij.

Image
Igor qëndron në rrënojat e shtëpisë së tij në Markhalivka

Dy nga nipërit e tij i mbijetuan sulmit, së bashku me macen e tij, Marsik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat