Rumania shënon rreth 4000 raste të reja dhe 74 viktima nga COVID-19

Evropë

Rumania shënon rreth 4000 raste të reja dhe 74 viktima nga COVID-19

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Rumani është rritur me 3.938, sipas portalit Worldometers.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i të infektuarve rishtas ishte 4.322.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 636,201.

74 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, që është dukshëm më pak se një ditë më parë kur u regjistruan 171 vdekje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 është 15.841.

1.111 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 566.365 njerëz janë shëruar nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat