Mali i Zi: Krivokapiqi zyrtarisht merr detyrën nga paraardhësi Markoviq

Evropë

Mali i Zi: Krivokapiqi zyrtarisht merr detyrën nga paraardhësi Markoviq

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Zdravko Krivokapiq e Dushko Markoviq

Kryeministri i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, zyrtarisht ka moarrë sot detyrën e kryeministrit nga paraardhësi i tij, Dushko Markoviq.

Ish-kryeministri Dushko Markoviq ka njoftuar në Tëitter se ai ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri Zdravko Krivokapiq.

"Takimi i sotëm dhe pranimdorëzimi zyrtar i detyrës janë një konfirmim i përmbajtjes demokratike, pjekurisë dhe përgjegjësisë që politika jonë trashëgon. Le të shpresojmë se kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të saj", ka shkruar Markoviq.

Të premten, Parlamenti i Malit të Zi mbështeti programin dhe përbërjen e Qeverisë së re, e cila përbëhet nga 14 anëtarë, tetë më pak se ajo e mëparshme e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit.

Krivokapiqi ka udhëhoqur bllokun pro-serb "Për ardhmërinë e Malit të Zi" në zgjedhje, i cili, së bashku me dy aleanca të tjera të larmishme politikisht të udhëhequra nga demokratët e Aleksa Beçiqit dhe Lëvizja Qytetare e Dritan Abazoviqit, fituan shumicën e vendeve parlamentare në përbërjen e re të Parlamentit.

Beçiqit iu dha pozicioni i kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi në shpërndarjen e detyrave, ndërsa Abazoviq u zgjodh zëvendës kryeministër.

Pas 30 vjetësh në pushtet, DPS-ja shkoi në opozitë me vullnetin elektoral të qytetarëve. Në qeverinë e re, ndryshe nga ato të mëparshme, nuk ka përfaqësues të popujve pakicë.

Krivokapiq merr pushtetin ekzekutiv në një kohë kur shoqëria po përballet me krizë ekonomike dhe shëndetësore.

Borxhi publik ka tejkaluar 80 përqind të produktit të brendshëm bruto dhe parashikimet e Bankës Botërore janë për rënie të ekonomisë në vitin e ardhshëm prej 12.4 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat