Diaspora në Zvicër me aktivitete të ndryshme përkujtojnë Ditën e Çlirimit të Drenicës - Bota Sot
Diaspora në Zvicër me aktivitete të ndryshme përkujtojnë Ditën e Çlirimit të Drenicës

Diaspora

E martë, 25 shtator 2018

Diaspora në Zvicër me aktivitete të ndryshme përkujtojnë Ditën e Çlirimit të Drenicës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 20:47
Diaspora drenicase në Bernë të Zvicrës

Diaspora drenicase në Bernë të Zvicrës përmes disa aktiviteteve ka shënuar sot 19 vjetorin e çlirimit të Drenicës.

Më 14 qershor Drenas dhe 18 qershor Skenderaj. Aktivistë të hershëm të çështjes kombëtare mblodhën bashkë sot kujtimet e tyre duke përkujtuar madje me epitet të lartë shokët e tyre dëshmorë, të rënë në luftë.

Të rinj të shumtë edhe pse të integruar shumë mirë në shoqërinë zvicerane dëshmojnë se janë të vendosur e krenar në ruajtjen e vlerave dhe identitetit të tyre kombëtar.

Përmes fotografive, Ilir Xheladini është munduar që të prezantoj përpjekjen e popullit për liri nga viti 1977 deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test