Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, promotor i vlerave kombëtare - Bota Sot
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, promotor i vlerave kombëtare

Diaspora

E martë, 21 gusht 2018

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, promotor i vlerave kombëtare

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:55
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Bern të Zvicrës, më 26 Maj 2018  organizuan promovimin e librave «GJUHA E SHKIPËTARËVE » dhe « SKENDERBEU MBRETI I EPIRIT », përkthyer nga gjermanishtja e vjetër gotike e latinishtja, nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola, studiues dhe përkthyes të shumë dokumenteve historike mbi shqiptarët të hulumtuara nëpër bibliotekat dhe arshivat e Evropës.

Në këtë promovim të pranishëm ishin Zonja Ambasadore Nazane Breca, kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Zotëri Shukri Ymeri me anëtarët e Kryesisë, Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së  Maqedonisë në Zvicër si dhe bashkatdhetarë nga Zvicra dhe Gjermania.

Libri « Gjuha e Shkipëtarëve » është botuar në vitin 1835 në gjuhën gotike, në shumë pak ekzemplarë dhe tani përkthehet për herë të parë në gjuhën shqipe. Kurse  libri « Skënderbeu mbreti i Epirit » i vjetër 55o vjeçar përmban dokumente të panjohura gjer më tani për publikun. Të pranishmit vlerësuan lartë këto dy libra që kishin një vlerë historike dhe kombëtare. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në vazhdën e realizimit të synimeve të përcaktuara në Platformën e sajë mbetët i përkushtuar në promovimin e veprave më vlerë të madhe kombëtare. Pas Promovimit të librit, anëtarët e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, në qytetin Bern të Zvicrës dhe Lörach të Gjermanisë,  patën  disa takime edhe me bashkatdhetarë, përfaqësues shoqatash, veprimtar, biznesmen dhe afaristë të ardhur nga shumë shtete të Europës. 

Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test