Ekstradohet nga Hollanda në Tiranë, qytetari i Kosovës i dënuar më 8 vite burg - Bota Sot
Ekstradohet nga Hollanda në Tiranë, qytetari i Kosovës i dënuar më 8 vite burg

Diaspora

E hënë, 16 korrik 2018

Ekstradohet nga Hollanda në Tiranë, qytetari i Kosovës i dënuar më 8 vite burg

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Holanda për të vuajtur dënimin me 8 vite burg në Shqipëri.

Fatmir Maliqi, nga Gjilani është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik droge.

Njoftimi i policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test