Pedagogu në mërgim Agim Paçarizi, në lidhje të përhershme me Malishevën e tij të dashur! - Bota Sot
Pedagogu në mërgim Agim Paçarizi, në lidhje të përhershme me Malishevën e tij të dashur!

Diaspora

E mërkurë, 25 prill 2018

Pedagogu në mërgim Agim Paçarizi, në lidhje të përhershme me Malishevën e tij të dashur!

Nga: Arif Ejupi Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:52
Nga e majta Ragip Begaj,kryetar i Malishevës,në mes Agim Paçarizi dhe Blerim Thaqi

Agim Paçarizi, gjatë viteve të 80- ta punoi si profesor i historisë në gjimnazin e Rahovecit dhe atë të Malishevës. Si ri entuziast me kënaqësin më të madhe e kryente punën prej pedagogu  dhe edukuesi, edhe pse në kushte tejet të rënda ekonomike. 

Ai,vite me radhë përhapi tek nxënësit e këtyre shkollave të vërtetën se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës. 

 Po ashtu si kapitull në vete trajtojë periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,të cilin vazhdimisht e cilësoi edhe si shpëtimtar të qytetrimit evropian. Çdo nxënës i Agimit,e kishte obligimim një punim seminarik mbi figurën e Skënderbeut. 

Edhe pse në ato vite proklamohej njëfarë “vëllazërim-bashkimimi” ndërmjet popujëve të ish- Jugosllavinë ,komuniste prof.Agim Paçarizi, merr guximin dhe nxënësëve të tij u flet për figurat më të ndritura të kombit tonë. 

Ata,sistemi komunist jo vetëm që i kishte ekzekutuar dhe përndjekur por edhe i kishte menjanuar tërsisht nga planprogramet mësimore, siç ishte rasti me Hasan Prishtinën,Bedri Pejanin, Isa Boletinin, Marie Shllakun,Gjon Serreçin, At’ Gjergj Fishtën, Faik Konicën e qindra të tjerë.  

Regjimi komunist me çdo kusht synonte asimilimin e shqiptarve ,veçanarisht shpërlarjen e trurit të të rinjëve ,duke u munduar ta shlyejë përjetësisht ndjenjen dhe dashurinë e tyre për Atdheun dhe  kombin shqiptar. 

Këta pishtarë të shqiptarizmës u zëvendësuan me sojin e Vasa Çubrillovoqit, Grashaninit,Ivo Andriqit,Jovan Cvejiqit,Miladin Popoviqit,  e me plotë programistë të tjerë serbë,që qëllim të vetëm kishin shfarosjen e shqiptarëve. 

 Këtë platformë fashisoide prof.Agim Paçarizi e kundërështoi haptas më 1981 duke u vënë në mbrojtje të demonstratave ,organizuar nga rinia studentore e  Universitetit të Kosovës. 

Kjo u mor edhe si shkas që regjimi ta diferencoj  prof. Paçarizin si të pa përshtatshëm për punë me nxënësit . 

Ai  pas pak edhe burgoset ,me ç ‘rast për një kohë  humb çdo lidhje me nxënësit ,të cilët i donte dhe i  çmonte sikur të ishin fëmijë të tij. 

Më 1993 kur në Kosovë, nisi shkallëzimi i dhunës dhe terrorit nga regjimi i Milosheviqit,prof.Paçarizi i vetdijshëm se mund të jetë preh e ndonjë procesi të montuar politikë ,përkundër dëshirës së tij merr në sy udhët e Evropës. Ai pas shumë vuajtjesh e peripecish vendoset në Gjenevë të Zvicrës. 

Edhe pse larg Atdheut nuk qëndron indiferent por, menjëherë inkuadrohet në Lëvizje dhe Shoqata të ndryshme shqiptare të cilat vepronin në Gjenevë.  

Kontributi i tij veçmas bije në sy në Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe,në të cilin përveç mësimëdhënies ,kryen vite me radhë edhe funksionin e koordinatorit ,duke e bërë në shumë komuna të Gjenevës,këtë mësim me pagesë, ngase më heret ai dhe kolegët e tij punonin në baza vullnetare. 

Krahas angazhimeve në punën e tij të përditëshme si kontabilist ai gjatë këtyre ditëve gjenë kohë që të vëjë kontakte me Universitetin shtetëror të Friburgut në Zvicër,dhe nga ai të përfitojë një donacion prej 50 kompjuterësh me pajisje përcjellëse  ,të cilët me rastin e festës së Pashkëve  ia  dorëzon z.Ragip Begaj,kryetar i komunës së Malishevës. 

Kjo komunë e krijuar relativisht vonë ,konsiderohet si njëra nga komunat më të varfra të Kosovës,andaj një donacion si ky është e mirëseardhur dhe në kohë të duhur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test