Vdes i riu nga Peja në Suedi, u sulmua me thikë pranë banesës së tij

Diaspora

Vdes i riu nga Peja në Suedi, u sulmua me thikë pranë banesës së tij

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:28
18-vjeçari nga Peja, Suad Hajron Shkreli, i cili jetonte në Suedi dhe studionte për mjekësi.

Një djalë i ri shqiptar, është therur me thikë në Suedi. Viktima është 18-vjeçari nga Peja, Suad Hajron Shkreli, i cili jetonte në Suedi dhe studionte për mjekësi.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Stockoholm, ku Suadi teksa ndodhej me disa shokë të tij, është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan atë dhe dy shokët e tij disa herë me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra, 18- vjeçari i cili ishte djalë i vetëm, gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që dy shokët e tij ndodhen në gjendje të rëndë.

Gjithë ngjarja ndodhi disa metra pranë banesës së të riut, i cili jetonte me familjen në Suedi që nga koha e luftës në Kosovë. Dyshohet se Shkreli ka ndërhyrë për të mbrojtur shokët e tij, por humbi jetën.

Bazuar nga hetimet e policisë dyshohet se njëri prej autorëve ka thirrur “Allahu Ekber”, para se të kryente sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat