Skena harbute janë regjistruar në hyrje të diskotekës Nchtigall në Klausen gjatë 29 janarit, kur një shqiptar pa arsye ka goditur në fytyrë dy persona.
Viktima e parë që del nga dera goditet me një grusht nga shqiptari që rrëzohen në tokë, ndërsa më pas godet një person tjetër me gjasë sigurimi i diskotekës, shkruan UT24.
Por kjo nuk mbaron këtu, pasi brenda në diskotekë ka pasur përleshje mes sëpaku gjashtë personave të cilësuar të huaj, ndërsa media austriake i paraqet si “bandë shqiptare”.
Pronari i klubit nuk deshte të komentojë ngjarjen për UT24, megjithatë autoritete e sigurisë kanë nisur hetimet./Bota sot/