Austriaku strehoi artisten shqiptare kur ishte shtatë vjeç, ajo fluturon nga Kalifornia për ta nderuar në 70 vjetorin e lindjes

Diaspora

Austriaku strehoi artisten shqiptare kur ishte shtatë vjeç, ajo fluturon nga Kalifornia për ta nderuar në 70 vjetorin e lindjes

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 janar 2017 Në ora: 18:49
Masiela Lusha me burrin e saj Ramzi Habibi dhe nënën e saj Daniela Homes ka udhëtuar për ta nderuar në festën e 70 vjetorit “xhaxhain Franz” në hotelin “Zur Linde”. Elisabeth Ondraschek, Daniela Holmes, Elfriede Wilfinger (sipër nga e majta), Ramzi Habibi, Masiela Lusha dhe Franz Ondraschek (poshtë nga e majta).

Në vitet 1980-të austriaku, Franz Ondraschek i strehonte refugjatët, ndërsa humanizmi i tij i shpërblehet në jubileun e 70 vjetorit, shkruan noen.at.

Franz Ondraschek në 30 dhjetor mbushi 70 vjet dhe në festën e tij krahas familjarëve, miqve, politikanëve austriakë kishin udhëtuar vetëm për festën e tij edhe nga Kalifornia. Ai nga 1981 deri 2007 ishte anëtar i partisë së djathtë ÖVP, megjithatë shquhet për humanizmin.

Vajza që fluturoi për të respektuar 70 vjeçarin është Masiela Lusha, që ka një histori interesante dhe peripecish. Me nënën e saj ajo ishte arratisur në fund të 1980-të nga Shqipëria, përmes Hungarisë për të shkuar në Austri, ku gjeti përkrahje maksimale nga familja Ondraschek. Me mbështetjen e tij, familja Lusha më vonë ia doli pastaj që të kalonin oqeanin dhe të vendoseshin në SHBA, ku Masiela ia ka dalë të bëjë një karrierë të suksesshme, përcjell botasot.info.

Ajo jeton në Kaliforni, ku ushtron profesionin e artistes, autores dhe producentes. Si autore ajo ka shkruar libra për fëmijë, ndërsa si artiste ka futur këmbët në studiot hollivudiane. Ka luajtur në disa seri televizive, ndërsa dyherë është shpërblyer me çmimin „Young Artist Award“ si artiste më e mirë në fushën e komedisë dhe dramës.

Franz Ondraschek është shumë krenar: „Masiela është një vajzë shumë ambicioze. Prej në moshën shtatëvjeçare fliste tre gjuhë, ndërsa pas emigrimit në SHBA mësoi edhe anglisht.” Përkundër suksesit të saj ajo ka mbetur modeste dhe angazhohet për projekte sociale.

Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat